Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe dëbore ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në vendin tonë.
Por reshjet e dëborës mbulojnë edhe zonat malore ne Librazhd.
Trashësia e dëborës ka shkuar rreth 10-15 cm, ndërsa temperaturat zbresin deri në -2 gradë Celcius.
Rrugët aktualisht janë të kalueshme, teksa policia këshillon drejtuesit e mjeteve për lëvizje në këto zona me zinxhirë apo goma dimërore.












