Sipas Prokurorisë së Posaçme SPAK, Ilirjana Olldashi, gjyqtarja që liroi nga paraburgimi Jamarbër Malltezin është në konflikt interesi.
SPAK ka kërkuar përjashtimin e saj nga shqyrtimi i çështjes për shqyrtimin e ankimit që Malltezi ka bërë për heqjen e sekuestros.
Po ashtu, SPAK do bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë për rikthimin e Malltezit në qeli. Jamarbër Malltezit i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.
Sipas shortit të datës së sotme, kërkesën për përjashtim do ta shqyrtojë gjyqtarja Miliana Muça. Pak ditë më parë, gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi të nxirrte nga qelia Malltezin, duke i caktuar masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi”.