Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur moskompetencë kallëzimet e Partisë Socialiste për dosjen e “21 janarit” dhe tashmë kjo çështje i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.
Pak ditë më parë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kallëzuar në SPAK ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha si dhe ish-kreun e Gardes Ndrea Prendin në kuadër të hetimit për dosjen e “21 janarit”.
Po kështu pak ditë më vonë edhe PS depozitoi në SPAK një kallëzim të ri pas publikimit të një audio përgjimi të ri në media nga gazetari investigativ Artan Hoxha. Në të dy kallëizmet thuhet se faktet e reja të bëra publike në media, tregojnë qartë se urdhrat për të shtënë me armë zjarri ndaj protestuesve, janë dhënë nga funksionarë të lartë shtetërorë, shkruan Newsbomb.