Qeveria Rama miratoi vendimin për kompensimin financiar për ish-të dënuarit politik të regjimit komunist.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka treguar se lajmi i mirë nga mbledhja e kabinetit qeveritar është vendosur masa e kompensimit financiar për 9 subjekte përfituese të këtij dëmshpërblimi. Sipas Manjës, shtatë janë subjekte ish të dënuar me burgime të gjata ose izolime në hetuesi, ndërkohë që dy subjekte të tjera janë më dënime kapitale ose të ekzekutuar pa gjyq.
“Kam një lajm të mirë sot për 9 subjekte përfituese ish të dënuarish politik, për të cilët qeveria ka miratuar masën e kompensimit financiar. Është vendimi i 30 që merr qeveria për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politik të regjimit komunist. Është pjesë e vizionit të qeverisë sonë për të garantuar deri në fund të drejtat e ish të dënuarve. Nga 9 subjekte që përfitojnë sot, 7 janë ish të dënuar me burgime të gjata ndërsa 2 subjekte janë me dënime kapitale”, tha ministri Manja pas mbledhjes së qeverisë.












