Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Ronaldo Sharka ka bërë thirrje personave që bëjnë pjesë te kategoria e të pasurve, që t’i blejnë një makinë të shtrenjtë dhe luksoze.
Ai shprehet se kjo do të jetë gjëja më e bukur që ata do të bëjnë këtë verë. Kuptohet që ky postim është me sens humori, ashtu siç Sharka bën së fundmi.
“Përshëndetje të gjithëve, kam një njoftim shumë të rëndësishëm për ju. Për ndonjë person që e sheh këtë story dhe bën pjesë te kategoria e njerëzve të pasur. Pra, nuk është se ka 100 mijë 200 mijë euro në bankë por ka mbi 1 milion euro apo gjysmë milionë euro. Nuk ka ç’të bëjë këtë verë, do të bëjë diçka interesante që duket ‘cool’, që duket uauu, le të më dhurojë mua një ‘Range Rover’ nga këto të fundit patjetër, edhe të 2-3 viteve të fundit nuk ka problem. Ndryshe tani jetën tënde, është koha të ndryshosh jetën tënde. Më dhuro mua një ‘Range Rover’ ose GLE, në fakt edhe GLE nuk është keq””, thotë Ronaldo.












