Adriatik Lapaj ka deklaruar se asnjë parti politike nuk e mposht dot qeverinë Rama.
Lapaj tha se nuk vazhdohet me mitingje duke iu referuar foltores së organizon kreu i PD, Sali Berisha, i cili sipas tij, po vepron gabim.
“Problemi i PD është që ka bërë gabime në mënyrën si i ka marrë vendimet lidershipi, duke i dhënë Ramës oksigjen. Ja Avokati i Popullit, një i shëmtirosur aty tani… Lidershipi i PD ka bërë dhe po bën gabime shumë të mëdha. Duhet një hetim për këtë. Ai person do njihet si doktrina e ‘Shabanizmit’, si një njeri që tradhton. Është naive që të mendosh se gjithë kjo qeveri të mos mbajë pasoja për veprimet. Shumë shpejt kjo apati do kthehet në një qëndresë që Shqipëria nuk e ka parë më. Të gjithë janë të lebetitur nga abuzimet me paratë publike”, tha Lapaj.












