Akil Kraja, këshilltari i Sali Berishës, deklaroi se Partia Demokratike do të bëjë një koalicion të gjerë për zgjedhjet lokale të 14 majit. Kraja u shpreh se çdo forcë politike që do të bashkohet me opozitën, është e mirëpritur.
“Koalicion, ka 30 vite Shqipëria, me koalicion garon, nuk e kuptoj pse po e bëjmë kaq të madhe. Po, sigurisht. Çdo forcë politike, kush do që të bashkohet me opozitën, do bashkohet. Është e hapur dera. Ata që duan të garojnë për të humbur, do garojnë për të humbur. Kaq e thjeshtë, kështu ka qenë gjithmonë”, theksoi ai.
Partia Demokratike është ne hall te madh pasi do të futet e përçarë në zgjedhjet lokale. Gjykata e Apelit diten e djeshme vendosi që “vula” e PD-së t’i hiqet Sali Berishës dhe t’i jepet grupit të Enkelejd Alibeajt. Në këtë mënyrë kandidatët e nxjerrë nga Primaret e Berishës-Metës nuk mund të garojnë në listat e KQZ me logon e PD-së.












