Sekretariati i Eikës ka PERJASHTUAR me 10 ditë nga aktivitetet parlamentare 6 deputetë të Partisë Demokratike. Vendimi u mor pas kërkesës së PS, e cila i konsideronte ata si përgjegjës për kaosin e shkaktuar në seancën e kaluar plenare më 4 Dhjetor.
Më konkretisht janë përjashtuar 10 ditë: Sali Berisha, Gazment Bardhi, si dhe deputetët e tyre besnikë: Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti dhe Edi Paloka.
Në kërkesën e firmosur nga 7 deputetë të PS thuhet se Sali Berisha zaptoi foltoren, Bardhi ofendoi deputetin socialist Petro Koçin, Edi Paloka tentoi ta godiste atë, ndërsa Flamur Noka i ndihmuar nga dy deputetet Vokshi e Hoti ndezi flakadanëve, njërin prej të cilëve e hodhi në drejtim të kryeparlamentares Lindita Nikolla.












