“Kastrati Group” sjell në Shqipëri gjigandin e fluturimeve ajrore, kompaninë e mirënjohur “Ryanair”, e cila do të nisë operimin në Shqipëri në 31 tetor duke ofruar 17 destinacione për të gjithë qytetarët.
CEO i kompanisë “Ryanair”, Michael O’leary deklaroi sot në Tiranë se aktualisht janë rezervuar rreth 70% e vendeve të ofruara. Fluturimet e “Ryanair” do të ofrohen me çmime shumë të ulëta duke filluar vetëm nga 15 euro për një drejtim.
“Javën e ardhshme, të martën më 31 tetor, revolucioni i çmimeve të ulëta vjen në Shqipëri me Ryanair. Ne do të nisim 17 destinacione të reja për në/nga Tirana, ku tashmë më shumë se 70% e vendeve të ofruara janë shitur për muajin e parë të fluturimeve. Oferta e lartë për sezonin dimëror të Ryanair në Tiranë me 17 destinacione, dhe mbi 200 frekuenca javore tregojnë kërkesën e jashtëzakonshme që ekziston për udhetime me çmime vërtet të ulëta per ardhjen e turisteve në Shqipërisi dhe për qytetarët shqiptarë gjithashtu, si linja ajrore nr.1 në Evropë. Jemi krenarë të hapim 17 destinacione të reja për në Tiranë”- u shpreh O’leary.
Fluturimet e reja të Ryanair në Shqipëri do të mundësojnë 17 destinacione të reja ku përfshihen: Brukseli, Düsseldorfi, Londër, Milano, Paris dhe Romë.












