Diçka e pazakontë ka ndodhur mes dyshes Luiz dhe Kejvina.
Së fundmi modelja e ka hequr kengetari nga lista e personave që ndjek ne Instagram. Ndërsa ky i fundit jo. Pra Kejvina nuk e ndjek Luizin ne Instagram, ndërsa shkodrani po. Çfarë ka ndodhur mes tyre? Mos ndoshta Ejlli e ndjek akoma, se nuk e ka kuptuar që Kthella e ka hequr? Këto pyetje mbetet pa përgjigje akoma. Mbetet për t’u parë, thuhet në të tilla raste.
Pak javë më parë Luizi foli për Kejvinën në një intervistë ku tha: “Që kur kam dalë prej ‘Big Brother’ nuk kam folur me asnjërin prej tyre. Më ka shkruar edhe Kejvina. Unë e kam thënë, në momentin që unë fik dritat dhe mbyll derën e asaj shtëpie, kam lanë çdo gjë aty. Nëse doni të më vlerësoni për Luizin që jam jashtë, ja ku më keni.”












