Belind Këlliçi pa pikë turpi deklaroi se Flamur Noka bëri shumë mirë që qëlloi me shpullë efektivin e policisë duke nxitur dhunë.
“Besniku” i Sali Berishës akuzoi drejtuesin e Policisë së Shtetit se dha urdhër që gjatë protestës të sulmoheshin qytetarët.
“I lumtë dora Flamur Nokës! Shumë mirë ka bërë. Edhe shumë pak ka bërë. Po të them që në momentin që ne kemi dalë në protestë, kemi njoftuar me megafon dhe i kemi thënë Policisë se nuk kërkojmë konflikt me ta, nuk kërkojmë të përplasemi me forcat policore. Na lini të zhvillojmë protestën tonë. Nuk merret leje, vetëm njoftohen protestat. Opozita ka faje sa të duash. Duhet t’u drejtojmë gishtin atyre që shkelin ligjin”, tha Këlliçi.












