Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, ka ironizuar posterin me gishtat e mesit të Belind Këlliçit.
Me përfaqësuesit e kompanisë së tij në panairin ndërkombëtar të mjeteve të punës dhe teknologjisë së avancuar në Barcelonë thotë se ka nga ata që i shohin me inat dhe i nxjerrin gishtin e mesit ndërsa ata i nxjerrin grushtin e punës duke nënkuptuar se përgjigjen me forcë krahu.
“Jam me këta 3 musketierët, njëri më i mirë se tjetri. Kudo që shkojmë me këto kollaret Rozafa, ka ndonjë që nuk e merr vesh origjinën, na sheh me inat e xhelozi e na e bën kështu (me gishtin e mesit) dhe ne ia bëjmë kështu (nxjerrin grushtin). Përgjigjia jonë është forca e krahut të punës për cilindo që fyen shqiptarët dhe karakterin e tyre. Me përfaqësuesit e kompanisë Rozafa jemi në Barcelonë në panairin ndërkombëtar të mjeteve të punës dhe teknologjisë së avancuar ku ndihemi të barabartë jo vetëm me investimet tona por edhe me largpamësinë për punë të mira”, tha Gjergj Luca. SHIKO KETU VIDEO-n












