Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis i është përgjigjur “dhëmbë për dhëmbë” kryeministrit Edi Rama i cili një ditë më parë deklaroi se tashmë çështja “Beleri” është në dorën e organeve të drejtësisë dhe se askush nuk mund të ndërhyjë apo të bëjë presion duke iu referuar deklaratave të fundit të zyrtarëve helenë për bllokim të integrimit të Shqipërisë në BE.
Pas pjesëmarrjes së tij në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së “Gymnich” në Toledo, ministri grek ka bere me dije se është diskutuar edhe çështja e “Belerit”.
“Të gjithë ministrat e vendeve anëtare të BE-së, përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg janë informuar personalisht per ceshtjen “Beleri”. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian gjithashtu janë informuar në mënyrë të plotë. Dhe dua të theksoj se kjo çështje, veçanërisht betimi dhe marrja e detyrës nga zoti Beleris, nuk ka të bëjë me funksionin gjyqësor në Shqipëri, por është thjesht një çështje vullneti politik, nga ana e qeverisë shqiptare. Dhe për këtë arsye, Greqia do të vazhdojë të shfrytëzojë çdo mundësi, në mënyrë që të mundësohet betimi i z. Beleri si kryetar bashkie“– përfundon ministri i Jashtëm grek.












