Kanë nisur tensionet e para të protestës së gjashtë studentore në Rrugën e Durrësit, pasi të rinjtë kanë hedhur mjete piroteknike dhe gurë në drejtim të Ministrisë së Arsimit, në shenjë revolte.
Ndërsa i pranishëm në mes të turmës është parë dhe familja e ish-fituesit te Big Brotherit VIP, Luiz Ejlli. Artisti bashkë me gruan dhe vajzën e tij është parë sot krah studentëve, të cilët protestojnë për të gjashtën ditë para Ministrisë së Arsimit.
“Mesazhin Ramës ia kanë dhënë për 135 ditë, po ia japi edhe këtë ditë të 6të, ca mesazhi tjetër duhet?” u shpreh për mediat Luiz Ejlli.
Prania e Luizit ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve të cilët janë parë duke iu afruar këngëtarit për të bërë foto e duke biseduar me të për situatën aktuale që ka “mbërthyer vendin”.
Megjithatë, ndryshe nga pesë ditët e para, protesta e sotme duket se ka nisur e qetë, ndërsa pritet për t’u parë se si do të vijojë gjatë ditës.
Luizi shfaqet në krah me vajzën e tij teksa me humor i drejtohet të bijës: “E shikon, policët kanë çuç njësoj si ty”












