Ditën e sotme në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të mbahet seanca për ankimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të Erion Veliajt.
Kryebashkiaku do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në orën 10:00 ku gjyqtari Engert Pëllumbi do të shqyrtojë ankimin e tij.
Kush është Engert Pëllumbi, gjyqtari që çoi pas hekurave ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin?
Gjyqtari i Apelit të Vlorës e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Fillimisht ai u emërua në Gjykatën e Fierit më pas nga vitit 2017 deri në Nëntorin 2020-ës, Pëllumbi ushtroi rolin e Këshilltarit Ligjor në Gjykatën e Lartë.
Pas kësaj periudhe ai u emërua në Gjykatën e Apelit të Vlorës, ku vazhdon që ta ushtrojë ende detyrën. Gjyqtari Engert Pëllumbi u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në Tetor të 2021 dhe e kaloi me sukses. Pëllumbi rezultoi i pastër në të treja kriteret e rivlerësimit.
KPK votoi unanimisht pro konfirmimit të tij në detyrë. Engert Pëllumbi është anatemuar për herë të parë publikisht në vitin 2011, kur ai gjobiti për shpifje nënkryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felajn për shpifje.
Engert Pëllumbi do të mbahet mend gjatë, si gjyqtari që dërgoi në qeli funksionin e parë të lartë shtetëror. Egert Pëllumbi njihet dhe për përkthimin e librit “Giovanni Falcone, një hero i vetmuar” mbi gjyqtarin, i cili dha jetën për drejtësinë, duke luftuar mafian.












