Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha i bëri thirrje të rinjve të kthejnë sytë nga sektori i hotelierisë sepse dhe rrogat janë rritur ndjeshëm.
“Po ne i bëjmë një thirrje dhe të rinjve se ka dhe një problem mentaliteti se e kanë hall këtë punën e kamarierit dhe hotelierit. Puna është nder. Përpos kësaj pagat janë rritur në standardin e duhur. Po flasim për një shef kuzhine që merr 2500 – 3000 euro në muaj. Një kamarier merr 1000 – 1500 euro. Një sanitare 700 – 800 mijë lekë te vjetra në muaj.
Mos harroni që ne nuk e përmendim bakshishin tek kamarierët, që është një rrogë plus përvec rrogës. Unë e kam thënë shpesh e ka thënë dhe Kryeministri, ata që ikin jashtë kanë më shumë shpenzime se këtu, se kanë qera e shpenzime të tjera dhe kostoja e jetesës është e ulët. 1500 – 2000 euro mund t’i marrin këtu’ tha Dredha për Report Tv.












