Jo pak herë Kiara Tito shfaqet kritike rreth stilit dhe veshjeve të Luiz Ejllit. Diçka për të thënë rreth komenteve të saj, e ka patur edhe Miranda Dupi, e cila është stilistja e këngëtarit si dhe shoqe e moderatores.
Miranda tha se Kiara është vajzë shumë e mirë, por tani që është brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” nuk e di se si është moda jashtë.
“Kiara nuk ështe eksperte dhe nuk merr shumë vesh për të veshur meshkuj. Unë falënderoj fansat e Luizit për fjalët e bukura dhe të sinqerta. Të veshë çfarë të dojë, veshja është karakter. Është djalë i rritur dhe i shkojnë gjërat shik dhe serioze. Unë them që edhe “Big Brother e ka të fituar, dhe ka përfunduar kjo gjë, nuk e di orën dhe datën. Luizi është një ndër më të kuruarit aty brenda”, tha Miranda në “Fun Club”.












