Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me pamje nga Velipoja. Rama shkruan se Velipoja është xhevahiri i plazheve të veriut dhe po kalon një sezon fantastik për nga pushuesit dhe pastërtia e bregdetit shqiptar.
Shqipëria këtë sezon ka përjetuar një bum të jashtëzakonshëm turistik, duke tejkaluar të gjithë parashikimet.
“MIRËMËNGJES me energjinë e mirë që vjen nga Velipoja, xhevahiri i plazheve të veriut që po kalon një sezon fantastik për nga pushuesit e shumtë dhe pastërtia shembullore e bregdetit, garantuar këtë vit si asnjëherë nga bashkia e Shkodrës, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama. SHIKON VIDEO-n KËTU:











