SPAK ka kërkuar masën e sigurisë me “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Sipas burimeve mediatike, SPAK ka kërkuar që Sali Berisha duhet të ruhet me policë tek dera në momentin që do të jetë në “arrest shtëpie”. Kjo masë është për të parandaluar mundësinë që ish-kryeministri të largohet nga shtëpia.
Për avokatin e ish-kryeministrit Genc Gjokutaj kjo masë është e pa argumentuar dhe se po bëhet për t’u hakmarrë ndaj tij.
“Masa e sigurisë është kërkuar me mbikëqyrje policore. Kjo tregon se nuk po bëhet proces i ligjshëm, por për t’u hakmarrë. Kjo është e paparashikuar në ligj. Në asnjë rast ligji nuk parashikon mbikëqyrje policore. Arresti shtëpiak është detyrimi ndaj atij që vendoset. Kjo që thoni ju është për persona që u kanë skaduar afatet e paraburgimit, që janë me rrezikshmëri”, u shpreh avokati i Berishës.












