Kompania ajrore Wizz Air ka paralajmëron pasagjerët të arrijnë 3 orë para fluturimit në aeroportin e Rinasit, në kuadër të kolapsit kolapsit kibernetik që ka ndodhur në të gjithë botën.
“WIZZ AIR U KËRKON KLIENTËVE TË ARRINË NË AEROPORT 3 ORË PARA FLUTURIMIT. Anullime ose Vonesa të mundshme priten për shkak të ndërprerjes së vazhdueshme të sistemeve globale të IT-së. Si të gjitha linjat ajrore sot, edhe Wizz Air po përballet me sfida të jashtëzakonshme teknike për shkak të ndërprerjes së sistemeve globale të IT-së.
Klientët e Wizz Air mund të përballen me mosfunksionim të të gjithë rrjetit si me faqen e internetit, ashtu edhe me shërbimet e aplikacionit celular që janë përkohësisht të padisponueshme. Gjatë kësaj ndërprerje, check-in falas në aeroport është i disponueshëm. Prandaj, këshillojmë pasagjerët të arrijnë në aeroport të paktën 3 orë para fluturimit për të pasur kohë të mjaftueshme për check in, kontrollin e sigurisë në aeroport“, thuhet ne njoftim.












