Juristi kreshnik Spahiu ka komentuar protestën e thirrur nga opozita ditën e nesërme para Kryeministrisë.
Spahiu thotë se kryeministri Rama nuk rrëzohet nga pushteti për 20 vite, nëse opozita proteston për 20 minuta dhe të nesërmen shkon në plazh.
“Rama qëndron në pushtet edhe 20 vjet nëse protesta e opozitës zgjat 20 minuta dhe të nesërmen ata shkojnë në plazh. Kam një logjikë të bazuar në fakte dhe statistika që bën të besojë se të paktën në 30 vite e fundit asnjë qeveri nuk është rrëzuar nga pushteti për shkak të protestave partiake”, tha Spahiu.












