Kreshnik Spahiu thotë se vula e PD-së do t’i kalojë Argitës, vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Gjatë intervistës në Report TV, Spahiu tha se edhe Ramës i intereson që vula t’i kalojë Argitës, dhe kundërshtar të ketë një familje “non grata”.
“Nëse të gjitha këto janë të vërteta, që gjykatat kontrollohet nga Rama, për rrjedhojë logjika të çon që Rama urdhëroi që kjo vulë t’i kalojë Berishës, duke përcaktuar që kundërshtari i Ramës jetë Berisha dhe më pas Argita vajza e tij. Por a i intereson Ramës kjo që ta bëjë apo jo? Rama ka interes që kundërshtar politik dhe në krye të opozitës të jetë një familje “non grata” nga perëndimi. Sa më gjatë të jetë Berisha në krye te opozitës, aq me gjatë e sheh veten Rama në pushtet”, tha Spahiu.












