Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër për skandalin te Onkologjiku, i zbuluar vetëm pak ditë më parë.
Në një takim me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Rama e ka konsideruar atë që ndodhte në atë spital, si krim kundër njerëzimit.
Rama shtoi se mjekët e përdorën uniformën më delikate të shtetit si maskat e bandave për të nxjerrë para me gjakun e ilaçet e të sëmurëve.
“Të mos jesh në lartësinë e detyrës në profesionin tuaj, është një hall shumë i madh për njeriun, kur me mjekun lidhet fati i shëndetit të tij, por të kesh marrë dilpomën, lincensën dhe ta përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçet e të sëmurëve, është krim kundër të gjithë njerëzimit”, tha Rama.












