Grupi mbështetës i Sali Berishës organizoi këtë të enjte një protestë para Kuvendit, ku u kërkua largimi i kryeministrit Edi Rama, por ajo që ra në sy ishte mungesa e eksponentëve të Partisë së Lirisë.
I pyetur për një “krisje të mundshme me Berishën”, Ilir Meta justifikoi veten duke thënë se ishte në aeroport, prandaj mungoi në protestë.
Pse mungoi PL në protestë? “Nuk mund të thuhet kurrë që protestat janë dështim për opozitën, janë mesazh i qytetarëve. Nuk kam qenë se pak më parë kam ardhur nga aeroporti i Rinasit. Kam ardhur se kam qenë në Berlin, në takime me drejtues të grupeve parlamentare të Bundestagut. Partia e Lirisë ka qenë dhe do të jetë në cdo protestë qytetare”, u përgjigj Meta.












