Brenda shtëpisë së Big Brother Vip si duket po lind një tjetër dashuri. Pas Kiarës dhe Luzit, disa shkëndija po ndizen mes Keisi Medinit dhe Kristi Aliajt.
Ndërkohë, lidhur me këtë çfarë është duke ndodhur brenda shtëpisë ka reaguar dhe i ati i Kristit, Roberti. Në një lidhje telefonike me emisionin ‘Fan Club’ në ‘Top Channel’ tha se përderisa djali i tij po pranon diçka të tillë, atëhere duhet të ketë diçka të veçantë.
Krushk me Sabianin? “Kristi nuk është tip që ngacmon, është pak e vështirë se është selektiv. Kur Kristi pranon një mënyrë të tillë marrëdhënieje dashurie, une them se ai mund të ketë diçka, edhe ndonje ndjenje”, tha Roberiti. I pyetur në lidhje me marrëdhënien e Kristit jashtë shtepise se Big Brotherit, Roberti mohoi gjithcka duke shtuar se eshte thashethem mediatik.