Monika Kryemadhi, me plot gojë ka thënë se lideri i opozitës sot është Sali Berisha.
Kryemadhi tha se Meta është ulur dhe ka bërë një marrëveshje me Sali Berishën për të bashkuar opozitën me ish-kryeministri e shpallur “non grata” nga SHBA.
“Lideri i Opozitës është Sali Berisha sot. E di për çfarë e respektoj unë Berishën? Që Berisha nuk e rruajti fare për asnjë shantazh e presion dhe për këtë e përshëndes. Ja ku ka Tik Tok-un e radhës. Opozita ka dashin e kopesë. Dashi pra, dashi me brirë. Ai drejton tufën, dashi me brirë është Sali Berisha. A na ka mbledhur Sali Berisha të gjithëve bashkë. Unë liderin tim kam Ilir Metën, ai është ulur dhe ka bërë një marrëveshje me Berishën. Kështu ai është përfaqësuesi”, tha Kryemadhi në emisionin “Now”.












