Friday, July 10, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet protestës: “I gjeta në llum…

by Rilindje
10/07/2026
in EDI RAMA
Kryeministri Edi Rama i përgjigjet protestës: “I gjeta në llum…

Kryeministri Edi Rama hapi fjalën e tij në prezantimin e programit “Rilindja Urbane 2.0” me një episod, që sipas tij shpjegon më së miri ndryshimin e pritshmërive të qytetarëve pas transformimeve të viteve të fundit.

Duke rrëfyer bisedën me një prej kryebashkiakëve, i cili ishte përballur me protesta nga banorët e një lagjeje ku ishin kryer investime, Rama u ndal te dallimi mes “mosmirënjohjes” dhe “pritshmërisë”, duke theksuar se reagime të tilla janë shenjë e një stadit të ri zhvillimi.

“Fakti është që sa më shumë përmirësohen kushtet, aq më shumë bie në sy si e papranueshme ajo që mungon dhe kjo nuk është mosmirënjohje, është pritshmëri për standarde të tjera“, u shpreh kreu i qeverisë, ndërsa shtoi se programi i parë i Rilindjes Urbane e ka përmbushur misionin e tij dhe se vendi tashmë ka hyrë në një fazë ku qytetarët kërkojnë më shumë sesa investime bazë në infrastrukturë.

Duke bërë një krahasim me të kaluarën, Rama kujtoi se sheshet kryesore të qyteteve shqiptare dikur ishin simbol i rrënimit dhe degradimit, ndërsa sot sipas tij ato janë kthyer në hapësira publike që pasqyrojnë një realitet krejt tjetër.

Ai theksoi se transformimi i shesheve, rrugëve, ndriçimit, shkollave dhe infrastrukturës ishte përgjigjja ndaj një Shqipërie që dilte nga një periudhë e gjatë braktisjeje, ndërsa sot sfida lidhet me cilësinë e shërbimeve dhe përvojën që u ofrohet qytetarëve.

Kryeministri solli në vëmendje edhe ndryshimin e mënyrës se si perceptohen investimet publike, duke kujtuar se dikur mjaftonin ndërhyrje minimale për të fituar mbështetjen e qytetarëve.

“Këtu ka shumë veteranë si puna ime dhe ishte një kohë që fitoheshin zgjedhje me çakull, dy kamionë që hidheshin në një gjurmë rruge… Sot kilometrat që ekzistojnë nuk janë fare në vëmendje, janë kilometrat që mungojnë.Një program kombëtar ambicioz për të kaluar te Rilindja Urbane 2.0, duke vendosur në dispozicion të këtij kapërcimi një objektiv prej 1.5 miliardë eurosh. Ajo që mendova se është e rëndësishme ta ndaj me ju sot lidhet me jo thjesht dallimin mes këtij programi të ri dhe programit të parë të Rilindjes Urbane, por me arsyet që më çojnë në këtë program. Përpara disa ditësh pata një komunikim me njërin prej jush që ishte shumë i acaruar me një grup njerëzish që i kishin dalë në një lloj proteste për një çështje komunitare, edhe po më thoshte që i kam gjetur në llum, s’kishin rrugë, s’kishin ndriçim, të mbushur me ferra, mes plehrave, ua kam bërë atë lagjen me rrugë, me drita, me pemë edhe stola kam vënë, por janë mosmirënjohës”, deklaroi Rama.

NGA KATEGORIA

Nuk pritej nga askush! Rama ZBULON lajmin: Në Shqipëri, do të hapet…
EDI RAMA

Nuk pritej nga askush! Rama ZBULON lajmin: Në Shqipëri, do të hapet…

10/07/2026
Edi Rama përmbyll fjalën me MESAZH të fortë: Shtrëngoni dhëmbët, mos hiqni…
EDI RAMA

Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në…

10/07/2026
“Ku dreqin do t’i gjeni njerëzit?”/ Rama “shpërthen” keq ndaj…
EDI RAMA

“Ky qytet i Shqipërisë ZGJIDHET nga gjigantët e industrisë”/ Rama jep lajmin për…

09/07/2026
Tirana zien nga protestat! Nuk do ta besoni çfarë po ndodh në Zvërnec…
EDI RAMA

A ke ndryshuar mendjen për të dhënë DORËHEQJEN? Rama nga Italia tregon VENDIMIN…

09/07/2026
“Pronarë të protestës”/ Reagon Edi Rama: Edhe pak me vonesë, duhet të dini dy gjëra…
EDI RAMA

Protesta kundër resortit amerikan/ Edi Rama për mediat Italiane: Nuk kam frikë nga…

09/07/2026
Rama mori LAJMIN FANTASTIK nga Bashkimi Europian/ Më 14 korrik do…
EDI RAMA

Rama mori LAJMIN FANTASTIK nga Bashkimi Europian/ Më 14 korrik do…

09/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Nuk pritej nga askush! Rama ZBULON lajmin: Në Shqipëri, do të hapet…
EDI RAMA

Nuk pritej nga askush! Rama ZBULON lajmin: Në Shqipëri, do të hapet…

10/07/2026
Kryeministri Edi Rama i përgjigjet protestës: “I gjeta në llum…
EDI RAMA

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet protestës: “I gjeta në llum…

10/07/2026
Edi Rama përmbyll fjalën me MESAZH të fortë: Shtrëngoni dhëmbët, mos hiqni…
EDI RAMA

Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në…

10/07/2026
Rama mesazh për protestën: U kthye në një arkmort politik, ju…
AKTUALITET

Merr fund rumpalla e “Zvërnecit”! 10 mijë të dëmtuar, Policia me “dorë të hekurt” merr masa ekstreme…

10/07/2026
Koçeku tregon me kë “u konsultua”: Më çuan njerëz te shtëpia kur ika nga PS, Edi Rama më ka shkruar…
POLITIKË

Koçeku tregon me kë “u konsultua”: Më çuan njerëz te shtëpia kur ika nga PS, Edi Rama më ka shkruar…

10/07/2026
Çfarë ndodhi në takimin Rama-Erdogan në Ankara? Dalin detajet nga biseda…
BOTA

Çfarë ndodhi në takimin Rama-Erdogan në Ankara? Dalin detajet nga biseda…

09/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!