Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih ku po merr pjesë në konferencën e Sigurisë që po mbahet atje.
Gjatë kësaj konference kreu i qeverisë është takuar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deputetin e Bundestagut Johann Wadephul, të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák, të dërguarin special në Bosnje-Hercegovinë, Christian Schmidt, si dhe ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz.
“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deputetin e Bundestagut dhe mikun e Shqipërisë, Johann Wadephul, të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák, të dërguarin special në Bosnje-Hercegovinë, Christian Schmidt dhe ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz”, shkruan Rama.