Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke prezantuar nismën “Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Arsimit.
Rama shkruan se kjo është një sprovë e bukur mes nxënësve që i shërben mbrojtjes se kultivimit të gjuhës shqipe brez pas brezi.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit sot prezantojmë nismën më të re, “Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe”, një sprovë e bukur mes nxënësve që i shërben mbrojtjes e kultivimit të gjuhës shqipe brez pas brezi”, shkruan Rama. Ministria njofton se do të zhvillohet një konkurs i gjuhës shqipe mes klasave të nënta në të gjitha shkollat e vendit. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se përmes këtij konkursi do të rikthehet vëmendja e të rinjve tek gjuha shqipe dhe nevoja për ruajtjen e saj.












