Wednesday, July 15, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Kryeministri Rama uron Vitin e Ri 2026: Do të sjellë…

by Rilindje
31/12/2025
in EDI RAMA
Kryeministri Rama uron Vitin e Ri 2026: Do të sjellë…

Teksa jemi në prag të ndërrimit të viteve, kryeministri Edi Rama, ka bërë një urim poër të gjithë shqipëtarët.

Rama falenderoi të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen, për 83 mandatet, teksa edhe njëherë renditi arritjet e vendit tonë në këto 12 muaj.

Ai foli për përparimin me negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Kemi bërë realitet një Shqipëri tjetër, ku këtë vit u mblodhën krejt udhëheqësit e Europës Demokratike, nga Parisi në Ankara, dhe nga Kievi në Londër për të diskutuar të nesërmen e kontinentit tonë.” U shpreh ai.

Teksa më tej renditi edhe disa nga arritjet më të mëdjha të disa prej qyetetve të Shqipërisë: “Një Shqipëri tjetër, më e prekshme se kurrë në çdo skaj të saj, me Dibrën e kthyer në zgjatim të Tiranës, falë rrugës së Arbrit; me Vermoshin, Thethin e Valbonën, të kthyera në destinacione turistike, falë kthimit të shtigjeve të vjetra të dhive në akse me standarte europiane; me Shkodrën e rilindur, falë kthimit të shpresës dhe rikthimit të turizmit si burim ekonomie i tharë qysh prej viteve‘30; me Lezhën, Beratin, Korçën, Pogradecin, Gjirokastrën, Përmetin, Tepelenën, Kolonjën, e me radhë, të kthyera në qytete të rilindura e fshatra rrotull tyre, ku vejevijnë njerëz nga Shqipëria e mbarë bota dhe hapen për t’i mikpritur, dyer pas dyersh, e ku numrat e turistëve, kanë arritur në shifra që nuk imagjinoheshin kur nisi kjo dekadë; me luginën e Lumit të Vlorës, të kthyer në një aks panoramik i Shqipërisë tjetër, ku të tjera e të tjera akse të reja, autostradash, rrugësh, tunelesh të hapur në veri e në jug, me standarde europiane e ritëm të pandalur gjatë këtyre viteve, i kanë dhënë kësaj Shqipërie, jo thjesht infrastrukturë më të mirë, po energjinë ripërtëritëse të një vendi në ngjitje.”

Më tej ai është shprejhur se gjithë ky transforim ka ardhur nga qeveria, dhe besimi I qytetarëve tek qeveria.

“Nuk është sot gjëkundi koha për një nga ato fjalimet e mia të gjata. Ky është momenti për mua qe t’ju siguroj se kohën e re të Shqipërisë nuk e kthen dot më mbrapsht askush dhe se më e mira është e gjitha përpara për Shqipërinë dhe shqiptarët; që t’ju garantoj se viti i ardhshëm e ata pas tij, do të sjellin edhe me shumë frute se sa ka sjellë deri më sot puna transformuese e kësaj dekade dhe që t’ju uroj gëzuar, kudo ku jeni, me këdo që keni pranë, e me shëndet dhe mbarësi në vitin që po hyn në derë.” përfundoi kryeministri.

NGA KATEGORIA

“U godit pabesisht nga terrori!”/ Rama e nis ndryshe mëngjesin e sotëm…
EDI RAMA

“Do shfuqizojmë ligjin!”/ Rama jep lajmin e papritur për Shqipërinë nga Brukseli…

14/07/2026
“Si thanë? S’ka më negociata…”/ Rama mes liderëve ndan videon nga Brukseli: Do t’i….
EDI RAMA

“Si thanë? S’ka më negociata…”/ Rama mes liderëve ndan videon nga Brukseli: Do t’i….

14/07/2026
Rama mori LAJMIN FANTASTIK nga Bashkimi Europian/ Më 14 korrik do…
EDI RAMA

Rama merr LAJMIN E MIRË/ Bashkimi Europian “zgjidh qesen”, sa miliona merr Shqipëria…

14/07/2026
“Sot është një super ditë”/ Komisionerja e Bashkimit Europian ka një LAJM TË MIRË për Shqipërinë…
EDI RAMA

“Sot është një super ditë”/ Komisionerja e Bashkimit Europian ka një LAJM TË MIRË për Shqipërinë…

14/07/2026
Rama mori LAJMIN FANTASTIK nga Bashkimi Europian/ Më 14 korrik do…
EDI RAMA

E BUJSHME! Një tjetër hap drejt BE-së, Shqipëria sot KRYEN lëvizjen historike…

14/07/2026
Kush është arsyja? Rama largohet nga Shqipëria, kryeministri fluturon drejt këtij shteti…
EDI RAMA

Kush është arsyja? Rama largohet nga Shqipëria, kryeministri fluturon drejt këtij shteti…

13/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

“U godit pabesisht nga terrori!”/ Rama e nis ndryshe mëngjesin e sotëm…
EDI RAMA

“Do shfuqizojmë ligjin!”/ Rama jep lajmin e papritur për Shqipërinë nga Brukseli…

14/07/2026
“Si thanë? S’ka më negociata…”/ Rama mes liderëve ndan videon nga Brukseli: Do t’i….
EDI RAMA

“Si thanë? S’ka më negociata…”/ Rama mes liderëve ndan videon nga Brukseli: Do t’i….

14/07/2026
Incidenti te Kuvendi, Erion Braçe nuk tërhiqet! Poston VIDEON e gazetarit dhe aktivistit: Bëjnë plane për të…
POLITIKË

Incidenti te Kuvendi, Erion Braçe nuk tërhiqet! Poston VIDEON e gazetarit dhe aktivistit: Bëjnë plane për të…

14/07/2026
“Të isha në vend të Millosheviçit, Kosovën…”/ BE “shpërthen” ndaj ministres serbe: Jemi të tronditur…
BOTA

“Të isha në vend të Millosheviçit, Kosovën…”/ BE “shpërthen” ndaj ministres serbe: Jemi të tronditur…

14/07/2026
Rama mori LAJMIN FANTASTIK nga Bashkimi Europian/ Më 14 korrik do…
EDI RAMA

Rama merr LAJMIN E MIRË/ Bashkimi Europian “zgjidh qesen”, sa miliona merr Shqipëria…

14/07/2026
LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Deputeti i PD-së LARGOHET, pas 12 vitesh tërhiqet nga posti…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Deputeti i PD-së LARGOHET, pas 12 vitesh tërhiqet nga posti…

14/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!