Kryeministri Edi Rama ka folur për disa prej projekteve të reja në vend, ndërsa ishte i pranishëm në konkursin ndërkombëtar, ku 5 studio europiane paraqesin projekt-idetë për Rozafën e re në Shkodër.
Rama lajëmroi dhe nisjen e punimeve për akse të tjera rrugore si pjesë të Korridorit Blu, që do lidhin Tiranën me Shkodrën për 40 minuta, kryeqytetin me jugun e Shqipërisë në më pak se 2 orë.
“Kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Murriqan të Korridorit Blu që ka një segment të përfunduar në aksin Thumanë – Kashar, por do vijojë me segmente të tjera që do lidhin Balldrenin me Milotin, Murriqanin edhe Balldrenin me Thumanën. Për të gjitha këto i kemi të qartë edhe hapat dhe një pjesë të rëndësishme të punës edhe për projektet e kemi bërë dhe për pak ditë do lidhen kontratat e reja për segmente të reja nga Kashari në Rrogozhinë e Fier. Koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do jetë 40 minuta, ndërkohë koha e lidhjes së Shkodrës me jugun do të jetë sa ç’është koha e lidhjes me Tiranën. Deri në Vlorë për 2 orë”, tha Rama.












