Kryesia e PS do ta vulosë të shtunën skuadrën socialiste për zgjedhjet lokale. Por burimet e “Abc News” kane mësuar listën e kandidatëve që do të futen në garë për bashkinë Vlorës dhe 5 bashkitë e tjera të këtij qarku.
Më shumë se sa eliminimi i paralajmëruar i Dritan Lelit, interesante është pyetja se ke përfaqëson brenda socialistëve, kandidatura e re. Ambasadori aktual në Dubai, Ermal Dredha që pritet të jetë kandidati zyrtar i PS-së, thuhet se ka pas mbështetjen edhe të Gramoz Rucit.
Hija e rëndë e ish-senatorit të fundit ndjehet edhe në Sarandë, aty ku do të kandidohet Olti Caci, një sipërmarrës në fushën e hotelerisë. Selenicës do t’i prezantohet Dhimitër Kapaj, ndërsa në Himarë, Jorgo Goro do të rikandidojë.
(Bashkia Vlorë – Ermal Dredha); (Bashkia Selenicë – Dhimitër Kapaj); (Bashkia Delvinë – Majilinda Qilimi); (Bashkia Finiq – Kristo Kiço); (Bashkia Himarë – Jorgo Goro); (Bashkia Sarandë – Olti Caci).












