Sondazhi në “Euronews Albania” ka pyetur qytetarët e Tiranës për pëlqyeshmërinë për partitë politike dhe koalicionet që garojnë në zgjedhjet e 14 majit.
52.6% e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv për Partinë Socialiste. Ndërkohë 44.3% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim negativ dhe 3.1% nuk janë shprehur.
25.7% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për koalicionin e Berishes dhe Metes “Bashkë Fitojmë”. Ndërkohë 55.3% e kryeqytetasve kanë mendim negativ dhe 19% janë përgjigjur nuk e di. 16.2% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për Partinë demokratike të drejtuar nga Enkeled Alibeaj. Ndërsa 77.8% e kryeqytetasve kanë mendim negativ dhe 6.5% janë përgjigjur nuk e di.
Në 3 muajt e fundit, mendimi pozitiv për Partinë Socialiste është rritur nga 47% që ishte në shkurt në 59.5% në mars dhe ka pasur një ulje në 52.6% në Prill.












