Ndonëse deputetët demokratë bënë dy orë përleshje para kuvendit jo vetëm për të futur në sallë kolegët e tyre të përjashtuar, por edhe për të për të penguar punimet e mazhorancës, kësaj të fundit “shpëtimi” i ka ardhur nga partia çame.
PDIU i ka dhënë legjitimitet seancës plenare të zhvilluar ditwn e sotme, ndonëse deputetët demokratë bënë dy orë përleshje për të penguar punimet.
Deputetët e PDIU, Nusret Avdulla dhe Gëzim Ademaj i kanë shpëtuar ‘rrethimit’ dhe janë futur në sallë duke i siguruar PS-së shumicën për hapjen e seancës.
Me prezencën e tyre është arritur legjitimiteti, 71 deputetë të mjaftueshëm për të zhvilluar senacën plenare. Në sallë ishin vetëm 69 deputetë të mazhorancës.












