Wednesday, October 7, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Lajm i bujshëm/ Beqaj letër nga burgu Ulsi Manjas dhe Fatmir Xhafës…

by Rilindje
24/04/2026
in POLITIKË
Lajm i bujshëm/ Beqaj letër nga burgu Ulsi Manjas dhe Fatmir Xhafës…

Ermal Yzeiraj avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt përmes një postimi në “Facebook” ka publikuar një letër të klientit të tij drejtuar ministrit të drejtësisë, Toni Gogut dhe dy kryetarëve të komisioneve Fatmir Xhafaj dhe Ulsi Manja.

Në letër Beqaj thekson se prej më shumë se 2 vitesh po përballet me një procedim penal në GJKKO dhe se gjatë këtij procesi ka dalë një problem shumë serioz. Sipas tij kjo prek jo vetëm çështjen e tij, por vetë standardin e KEDNJ dhe kushtetues të procesit të rregullt ligjor në Shqipëri.

Ai shton se ka të bëjë me nenin 332/d, pika 3 të Kodit të Procedurës Penale, dispozitë që i jep gjyqtarit të seancës paraprake të drejtën të ftojë prokurorin të korrigjojë ose saktësojë akuzën kur vlerëson se cilësimi juridik është i gabuar ose akuza nuk është formuluar qartë.

Beqaj thekson se kjo duket si çështje teknike procedurale por sipas tij nuk është. Ai shton se kjo është çështje themelore për ndarjen mes rolit të prokurorit dhe rolit të gjykatës. Më tej në letër ai sqaron rastin e tij dhe u kërkon Manjas, Xhafajt dhe Gogut që të ndërmarrin veprime konkrete të nismës ligjore për të rishkruar nenin 332/d të KPrP ose të kërkojnë kontroll kushtetues nga Gjykata Kushtetuese.

Letra e plotë:

Në cilësinë e përfaqësuesit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë pjesë nga shkresa që ai i ka dërguar së fundmi më datë 20.04.2026, Z. Fatmir Xhafaj dhe Z. Ulsi Manja (në cilësinë e Kryetarëve respektiv të dy komisioneve të Kuvendit) dhe Z. Toni Gogu (në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë:

Prej më shumë se 2 vitesh po përballem me një procedim penal në GJKKO (13/2020). Gjatë këtij procesi ka dalë një problem shumë serioz, që sipas meje prek jo vetëm çështjen time, por vetë standardin e KEDNJ dhe kushtetues të procesit të rregullt ligjor në Shqipëri.

Bëhet fjalë për nenin 332/d, pika 3 të Kodit të Procedurës Penale, dispozitë që i jep gjyqtarit të seancës paraprake të drejtën të ftojë prokurorin të korrigjojë ose saktësojë akuzën kur vlerëson se cilësimi juridik është i gabuar ose akuza nuk është formuluar qartë.

Në pamje të parë kjo mund të duket si çështje teknike procedurale. Në të vërtetë, nuk është. Është çështje themelore për ndarjen mes rolit të prokurorit dhe rolit të gjykatës.

Çfarë ka ndodhur në rastin tim?

Në procedimin penal nr. 13/2020 të SPAK, unë jam hetuar për disa vepra penale. Më 17 mars 2024 më është njoftuar me shkrim akuza për “shpërdorim detyre”.

Më pas, në seancën paraprake të datës 23.12.2024, gjyqtarja e seancës paraprake vlerësoi se cilësimi juridik i akuzës nuk ishte i saktë dhe parashtroi një cilësim tjetër: “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, së bashku me elemente të tjerë të rinj në arsyetim.

Ajo që e bën situatën shqetësuese është se vetë prokurorët deklaruan në sallë se:

• sipas bindjes së tyre, akuza që kishin ngritur fillimisht ishte e drejtë;

• por, për të shmangur një ngërç procedural me gjykatën, pranuan “sugjerimin” e saj.

Pra, sipas deklarimeve të vetë organit të akuzës, akuza e re nuk ishte produkt i bindjes së prokurorit, por pasojë e mekanizmit procedural të nenit 332/d, pika 3.

Ku qëndron problemi?

Kushtetuta e Shqipërisë është e qartë. Prokuroria ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjyq, në emër të shtetit.

Po ashtu, neni 34 i Kodit të Procedurës Penale parashikon se një person merr cilësinë e të pandehurit me aktin e njoftimit të akuzës, dhe kur akuza ndryshon, është prokurori ai që duhet të marrë vendim dhe t’ia njoftojë të pandehurit.

Edhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, kërkon që çdo i akuzuar të informohet në mënyrë të hollësishme për natyrën dhe shkakun e akuzës.

Në rastin tim, kjo nuk ka ndodhur.

Akuza e re:

• nuk më është njoftuar me një akt të ri të prokurorit;

• nuk është formuluar qartë nga prokurori në seancë;

• është referuar herë si vendim i gjyqtares së seancës paraprake, herë si procesverbal, madje deri edhe si audioregjistrim i seancës.

Pra, në thelb, unë jam vënë përballë një akuze që:

• nuk është bindja e vetë prokurorëve;

• nuk më është njoftuar me akt të rregullt të prokurorit;

• mbështetet në arsyetimin e një vendimi gjyqësor, jo në një akt të qartë akuze të organit kushtetues që ka tagrin për ta ngritur atë.

Pse kjo është e rrezikshme?

Sepse nëse pranohet kjo logjikë, atëherë kufiri mes gjykatës që gjykon dhe prokurorisë që akuzon bëhet i paqartë.

Në një proces të rregullt ligjor:

• prokurori duhet të ngrejë akuzën;

• gjykata duhet ta kontrollojë dhe ta gjykojë atë;

• i pandehuri duhet të dijë qartë dhe me shkrim për çfarë akuzohet.

Por nëse akuza del në thelb nga arsyetimi i gjykatës, ndërsa prokurori thotë se kjo nuk është bindja e tij, atëherë kemi një deformim serioz të procesit penal.

Ky nuk është më thjesht problem terminologjik apo teknik. Ky është problem i autorësisë së akuzës, i ndarjes së funksioneve kushtetuese dhe i të drejtës së mbrojtjes.

Unë mendoj se ka arsye serioze për të kërkuar kontrollin e kushtetueshmërisë së nenit 332/d, pika 3 të KPrP, të paktën në mënyrën si po interpretohet dhe zbatohet sot.

Sepse nëse kjo normë lejon që:

• gjykata të diktojë përmbajtjen reale të akuzës;

• prokurori të heqë dorë nga bindja e vet vetëm për efekt procedural;

• i pandehuri të mbrohet ndaj një akuze që nuk i është njoftuar rregullisht me akt të prokurorit;

Atëherë kemi një dispozitë të KPrP që, në praktikë, vendoset mbi Kushtetutën dhe mbi garancitë e procesit të rregullt ligjor.

Kjo nuk është vetëm çështja ime. Ky problem nuk prek vetëm procedimin tim. Ai prek çdo qytetar dhe çdo prokuror në Shqipëri.

Nëse pranohet që akuza mund të marrë formë jashtë bindjes së prokurorit dhe jashtë aktit formal të njoftimit, atëherë cenohet një parim bazë i shtetit të së drejtës.

Prandaj, ju ftoj që nëse e gjeni të drejtë shqetësimin që po ju përcjell, të ndërmerrni veprime konkrete të nismës ligjore për të rishkruar nenin 332/d të KPrP ose të kërkoni kontroll kushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Kontrolli kushtetues i kësaj norme nuk është interes personal. Është nevojë për të mbrojtur ndarjen e roleve në procesin penal, të drejtën e mbrojtjes dhe vetë procesin e rregullt ligjor.

Bashkëngjitur është një dokument me më shume detaje rreth rastit tim.

Nëse kërkoni më shumë informacion, bashkëpunëtorët tuaj mund te kontaktojnë me mbrojtësin tim ligjor.

Me konsideratë, Ilir Beqaj

NGA KATEGORIA

E fundit: Me kë qëndron në dhomë Erion Veliaj? Dalin detaje nga burgu, kërkesë për…
POLITIKË

Nuk ndalet as nga burgu! Veliaj shfaqet me pamje dhe jep LAJMIN E MIRË për Tiranën: FALAS…

06/10/2026
Rikthehet fuqishëm Sara Goxhaj, ja “posti” drejtues që merr në Bashkinë e Tiranës…
POLITIKË

Rikthehet fuqishëm Sara Goxhaj, ja “posti” drejtues që merr në Bashkinë e Tiranës…

05/10/2026
“Paskam ardhur kot, s’qenka askush”/ Deputeti shkon në Kuvend, por nuk gjen njeri
POLITIKË

“Paskam ardhur kot, s’qenka askush”/ Deputeti shkon në Kuvend, por nuk gjen njeri

05/10/2026
Sali Berisha do të kandidojë me “veten”, demokratët kërkesë KQZ-së për…
POLITIKË

E bujshme/ Sali Berisha nuk pret më nga SPAK, aleatët opozitarë i çojnë në tryezë…

04/10/2026
Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

VIDEOT+18/ Monika Lubonja thyen HESHTJEN dhe merr vendimin EKSTREM: I pabesi Adi Hila…
SHOWBIZ

VIDEOT+18/ Monika Lubonja thyen HESHTJEN dhe merr vendimin EKSTREM: I pabesi Adi Hila…

06/10/2026
Punimet drejt fundit, Qeveria jep LAJMIN E MIRË për hekurudhën moderne…
AKTUALITET

Punimet drejt fundit, Qeveria jep LAJMIN E MIRË për hekurudhën moderne…

06/10/2026
Vendimi i papritur! Tuneli i Krrabës bllokohet për 20 ditë, kush është arsyeja…
AKTUALITET

Vendimi i papritur! Tuneli i Krrabës bllokohet për 20 ditë, kush është arsyeja…

06/10/2026
Vjen surpriza e motit, meteorologia zbulon kur nis shiu në Shqipëri…
AKTUALITET

“Surpriza me motin!”/ Paralajmëron meteorologia: Çfarë do të ndodhë të premten…

06/10/2026
Nuk ka më tolerancë! Vjen paralajmërimi për lavazhet: Deri në 31 Tetor do të gjobiteni…
EDI RAMA

Nuk ka më tolerancë! Vjen paralajmërimi për lavazhet: Deri në 31 Tetor do të gjobiteni…

06/10/2026
Hetimet për VIDEOT me “pullë të kuqe” i kalojnë kufijtë, tre vajza e pranojnë: Ne kemi bërë…
SHOWBIZ

Hetimet për VIDEOT me “pullë të kuqe” i kalojnë kufijtë, tre vajza e pranojnë: Ne kemi bërë…

06/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!