Opinionisti Arber Hajdari ka ndarë një lajm shumë të gëzueshëm për jetën e tij personale.
Arber Hajdari është bërë baba i një vajze. Përkrahë fotografisë me të voglën e tij mbi duar ai shkruan:
“Të dashur miq! Zoti na bekoi dje, duke më bëre mua baba dhe Vlerën, nënë të një vajze. Për këtë, falenderojmë Zotin dhe i kërkojmë që vajza jonë, të ketë jetë të gjatë, shëndet e risk në jetë. Uroj dhe lutem që çdo shqiptar të jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes”, shkruan Hajdari i cili ende nuk ka zbuluar emrin e vajzës së tij.












