Një aksident i katërfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Porcelanit në Tiranë. Sipas burimeve nga vendngjarja në aksident janë përfshirë 4 automjete, por fatmirësisht nuk ka të plagosur, vetëm disa dëmesh materiale.
Automjeti tip Volsksëagen Caddy ka dalë nga ambienti i një lavazhi aty pranë dhe i ka prerë rrugën një automjeti tjetër tip Audi, ky i fundit ka devijuar rrugën dhe është aksidentuar me dy automjete të tjera.
Si pasojë e përplasjes automjetet kanë përfunduar në trotuar duke rrezikuar jetën e kalimtarëve. Në vendngjarja kanë mbërritur uniformat e policisë për të vijuar procedurën e grumbullimit të materialeve.












