Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur të martën në mbrëmje në aksin Lezhë – Shëngjin.
Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.