Aktori i njohur Mehdi Malkaj është shtruar me urgjencë në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT, pasi ka pasur probleme me zemrën.
Mësohet se aktori ka qenë në Spitalin e Traumës për të vizituar një të afërm dhe papritur ka ndjerë shqetësime, dhimbje në krahun e majtë dhe është dërguar menjëherë me ambulancë drejt shërbimit të kardiologjisë në QSUT për ekzaminime dhe trajtim të mëtejshëm.
Sipas burimeve brenda spitalit gjendja e aktorit paraqitet e qetë dhe pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë ditës së sotme.












