Me urdhër të SPAK-ut është arrestuar këtë të diel ish-deputeti i Partisë Soacialiste, Jurgis Çyrbja.
Burime të “Top Channel” bëjnë me dije se Çyrbja është marrë i pandehur pas kallëzimit të deputetit demokrat Edi Paloka për ‘abuzime me detyren’ kur ishte drejtor i Kadastres së Durrësit.
Në atë kohë drejtues politik i qarkut të PD-së Durrës, Edi Paloka ka çuar në SPAK deputetin socialist i cili akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave legalizimi për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm, duke realizuar kështu mbivendosje prone.
Disa ditë më parë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, Jurgis Çyrbja dorezoi mandatin e deputetit.