Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja e Apelit, Igerta Hysi, teksa tashmë, Ilir Meta do të vazhdojë të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa Kryemadhi “detyrim paraqitje”.
Meta dhe Kryemadhi kishin ankimuar masat e sigurisë të caktuara nga GJKKO duke kërkuar lirinë. Ilir Meta dhe Kryemadhi po hetohen nga SPAK për tre akuza: “Pastrim parash”, “korrupsion” dhe “mosdeklarim pasurish” në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.












