Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës.
Nafta do të tregohet me 183 lekë për litër, 5 lekë më pak se mbledhja e fundit e bordit.
Ndërkohë, çmimi i benzinës është caktuar 170 lekë/litër, 1 lek më pak se vendimi i fundit i bordit.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.












