E gjithë Tirana mesditën e sotme është përfshirë nga një “black out” total, pikërisht sot në ditën më të nxehtë të verës ku termometri shënon 38-40 gradë celcius.
Jo vetëm Tirana por mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike në disa qytete të Shqipërisë: Tirana, Durrësi, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Saranda, Elbasani , Korça etj.
Burimet bëjnë me dije se shkak i kolapsit energjitik është bërë një defekt ne lidhjen e rrjetit 110 kW e tensionit të lartë. Gjithashtu problematike kanë qenë raportimet në lidhje me disa qytetarë të cilët kanë mbetur të bllokuar në ashensorë.
Ndërkohë një luhatje e tillë tensioni rrit rrezikun për të dëmtuar elektroshtëpiaket. Shumë abonentë familjarë por edhe biznese janë ankuar vazhdimisht për luhatjet e tensionit këto ditë të nxehta.












