Prefekti i Elbasanit, Ali Mysliu ka dhënë dorëheqjen.
Mysliu ka ushtruar këtë detyrë për 6 muaj dhe ishte një personalitet që vinte nga bota akademike.
Sipas burimeve zyrtare, dorëheqja e tij e paraqitur tek kryeministri Edi Rama ka ardhur për arsye personale.
Ndërkohë, pritet që këtë javë të bëhet i njohur edhe emri i Prefektit të ri të Qarkut të Elbasanit.