Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Çorrush të Mallakastrës ku dy të moshuar janë gjetur të vdekur në banesë.
Dy viktimat janë Sabri Velaj 90 vjeç dhe Novrus Velaj 85 vjeç, të cilët dyshohet se u asfiksuan. Sipas policisë, paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.
“Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm. Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale“, njofton policia.