Një vajzë i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në fshatin Dritas të Tiranës.
Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasja me iniciale D. K., 33 vjeçe, e cila ka varur veten.
Sipas bluve të kryeqytetit, e reja dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, e cila e ka shtyrë drejt aktit ekstrem.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti tragjik.












