Aktori i njohur, Naun Shundi është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, pasi prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Një ditë më parë, gruaja e aktorit falënderonte të gjithë ata që kane kontribuar financiarisht, ndërsa kërkonte që të mos kontribuonin më pasi shëndeti i tij ishte përkeqësuar, duke marrë një tjetër drejtim.
Aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur, Naun Shundi, u nis fillimisht drejt Frances per kurim te kancerit te lekures ku familja beri thirrje per ndihme per te perballuar shpenzimet, por më 22 gusht erdhi ne Shqipëri për të marr trajtimin në QSUT.
Naun Shundi është një nga figurat më të vlerësuara të skenës shqiptare, me kontribute të shumta në teatër dhe dramaturgji, si dhe themelues i një hapësire të veçantë kulturore përmes teatrit të tij.












