Ish-kryebashkiaku socialist i Elbasanit, Qazim Sejdini ka humbur jetën ditën e sotme.
Mësohet se Qazim Sejdini është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë.
Qazim Sejdini ka qëndruar në krye të Bashkisë Elbasan për 3 mandate (nga viti 2007 deri në vitin 2019), nën siglën e Partisë Socialiste dhe njihet nga të gjithë si “mik” i kryeministrit Edi Rama.
Stafi “Rilindje.info” i shpreh ngushëllime familjes të ish-kryebashkiakut socialist, Qazim Sejdinit.












