Ish-ministri i qeverisë Berisha, Kosta Barka është ndarë nga jeta.
Nga viti 2005 deri në 2008, ai shërbeu si Ministër i Çështjeve Sociale në qeverinë e drejtuar nga Sali Berisha, duke përfaqësuar partinë e minoritetit grek, PBDNJ. Deputeti i PD Tritan Shehu shpreh ngushëllime për humbjen e Barkës.
“Kosta Barka nuk eshte me midis nesh! Humbem te gjithe se bashku nje njeri me cilesi, karakter, vlera te vecanta. Humbem nje mik te pa zevendesueshem. Nje shtetar, deputet e minister me ndershmeri te ralle! Nje politikan konseguent, me principe e parime te qarta e te pa lekundeshme. Nje demokrat te oreve te para, simbol i qendreses e vizionit progresiv. Nuk e humbi vetem Dropulli, as vetem Gjirokastra… E humbi PD e gjitha. E humbem te gjithe! Ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve dhe te afermve”, thuhet në mesazhin e Shehut.












