Engjëllush Avdulaj është emëruar zyrtarisht në krye të Policisë Bashkiake të Vlorës, pas një procesi të hapur konkurrimi.
Bashkia e Vlorës ka përmbyllur procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Policisë Bashkiake, ku morën pjesë gjithsej pesë kandidatë.
Kandidatët iu nënshtruan një testimi me shkrim mbi njohuritë profesionale dhe një interviste përpara komisionit të posaçëm.
Pas vlerësimit të rezultateve, analizës së figurës dhe vizionit për drejtimin e strukturës, komisioni përzgjodhi Engjëllush Avdulajn si profilin më të përshtatshëm për këtë detyrë. Vendimi mori mbështetjen e drejtuesve vendorë dhe qendrorë, duke u bazuar në kritere të qarta si integriteti, përvoja, aftësitë menaxheriale dhe lidershipi.












